Prolaktina është një hormon i prodhuar nga gjëndrra e përparme e hipofizës dhe luan një rol kyç në prodhimin e qumështit gjatë shtatzënisë dhe laktacionit. Megjithatë, nivelet e larta të prolaktinës tek burrat dhe gratë që nuk janë shtatzënë mund të çojnë në probleme të fertilitetit. Hiperprolaktinemia, domethënë prodhimi i tepërt i prolaktinës, është një nga shkaqet e zakonshme të infertilitetit.
Si ndikon prolaktina në fertilitet?
Prolaktina mund të ndikojë në fertilitetin në disa mënyra:
– Për femrat: Prolaktina e ngritur mund të prishë ciklin menstrual dhe të zvogëlojë ovulacionin. Këto çrregullime mund të parandalojnë konceptimin ose të çojnë në abort.
– Tek meshkujt: Hiperprolaktinemia mund të shkaktojë ulje të libidos, mosfunksionim erektil dhe ulje të prodhimit të spermës, duke ndikuar kështu në fertilitetin.
Shkaqet e hiperprolaktinemisë
Ka disa faktorë që mund të rrisin nivelet e prolaktinës:
- Tumoret e hipofizës (prolaktinoma): Këto tumore mund të shkaktojnë prodhim të tepruar të prolaktinës.
- Medikamente të caktuara: Ilaqet kundër depresionit, ilaçet për presionin e lartë të gjakut dhe disa ilaçe antipsikotike mund të rrisin nivelet e prolaktinës.
- Hipotiroidizmi: Funksioni i reduktuar i tiroides mund të ndikojë në prodhimin e prolaktinës.
- Stresi: Stresi kronik mund të rrisë nivelet e prolaktinës, duke shkaktuar probleme të fertilitetit.
Simptomat e prolaktinës së lartë
– Cikli menstrual i parregullt ose i munguar tek femrat.
– Laktorrea (prodhimi i qumështit jashtë shtatzënisë).
– Ulje e dëshirës seksuale dhe mosfunksionim erektil tek meshkujt.
– Vështirësi në konceptim dhe infertilitet në të dy gjinitë.
Diagnoza dhe trajtimi
Hiperprolaktinemia diagnostikohet me një test gjaku për të matur nivelet e prolaktinës. Nëse zbulohet hiperprolaktinemia, mjeku mund të rekomandojë teste shtesë, si rezonancë magnetike (MRI) për të kontrolluar gjëndrrën e hipofizës.
Trajtimi varet nga shkaku:
– Mjekimi: Medikamente të tilla si agonistët e dopaminës mund të ulin nivelet e prolaktinës dhe të rivendosin fertilitetin.
– Kirurgjia: Në rastet e një tumori të hipofizës, mund të jetë e nevojshme heqja kirurgjikale.
Si përfundim
Hiperprolaktinemia është një shkak i zakonshëm i infertilitetit, por me diagnozën dhe trajtimin e duhur, nivelet e prolaktinës mund të kthehen në normale dhe fertiliteti mund të rikthehet.
Programoni një takim në ordinancën tonë në mënyrë që të vlerësojmë nivelet tuaja të prolaktinës dhe të rekomandojmë trajtimin e duhur për të përmirësuar fertilitetin tuaj.






























