
KONSUMIMI I ÇOKOLATES GJATË SHTATZANISË (PJESA E PARË)
Konsumi i çokollatës gjatë shtatzënisë mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e fetusit.
Lajme të mira për të gjitha nënat e ardhshme: konsumi i 30 g çokollatë çdo ditë gjatë shtatzënisë mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e fetusit. Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar nga Shoqata e Mjekësisë Amtare-Fetale në Atlanta, GA
Konsumi i 30 g çokollatë çdo ditë gjatë shtatzënisë u lidh me përfitime për zhvillimin e fetusit në studimin e ri.
Rezultatet e studimit ka të ngjarë të mirëpriten ngrohtësisht nga nënat, duke pasur parasysh se lista e gjatë e ushqimeve që gratë këshillohen t’i shmangin gjatë shtatzënisë e bën këtë periudhë të vështirë për sa i përket ushqyerjes.
Ndonëse vetë çokollata - fatmirësisht - mungon nga kjo listë ndalimesh, nënave të ardhshme u rekomandohet të mos e teprojnë me konsumin e saj për shkak të përmbajtjes së yndyrave, sheqerit dhe kafeinës.
Megjithatë, ka shumë përfitime që mund të vijnë nga konsumi i moderuar i çokollatës. Çokollata përmban flavanole - një lloj flavonoidi - të cilat janë lidhur me rrezik më të ulët të problemeve kardiovaskulare dhe ulje të kolesterolit. Sa më e errët të jetë çokollata, aq më shumë flavanole përmban.
Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se konsumi i moderuar i çokollatës gjatë shtatzënisë mund ta ulë rrezikun e preeklampsisë - kur furnizimi me gjak i fetusit zvogëlohet për shkak të tensionit të lartë të gjakut të nënës .
Megjithatë, studiuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimeve që vlerësojnë lidhjen midis marrjes së çokollatës gjatë shtatzënisë dhe preeklampsisë kanë qenë kontradiktore, gjë që e shtyu atë dhe kolegët e tij të mësonin më shumë.
*Përmbajtja e këtij blogu nuk synon të zëvendësojë këshillat, diagnozën ose trajtimin mjekësor profesional. Kërkoni gjithmonë këshillën e ofruesve të kualifikuar të kujdesit shëndetësor për çdo pyetje që mund të keni rreth gjendjeve mjekësore.
Mbështet ekselencën shkencore në praktikën klinike dhe njeh mundësitë që ofrojnë metodat bashkëkohore të riprodhimit për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijën e tyre.
Profili i tijPërmbajtja e artikullit ka karakter informues dhe nuk zëvendëson ekzaminimin dhe këshillën mjekësore.
