
KORONAVIRUSI DHE UDHËTIMI: ÇFARË DUHET TË DINE GRATË SHTATZANË DHE FAMILJET
Keni planifikuar një udhëtim ose po pyesni veten nëse është e sigurt të rezervoni pushime familjare? Ja gjithçka që duhet të dini.
Është e pamundur të lidheni në internet këto kohë pa parë lajme për koronavirusin dhe përhapjen e tij në mbarë botën.
Është e kuptueshme që mund të keni pyetje se si koronavirusi mund të ndikojë te familja juaj , veçanërisht nëse jeni shtatzënë ose keni një foshnjë të vogël. Dhe nëse keni plane për pushime familjare jashtë vendit në të ardhmen e afërt, ndoshta po pyesni veten nëse duhet ta anuloni udhëtimin tuaj.
A duhet që gratë shtatzëna dhe familjet t'i shmangin udhëtimet për shkak të koronavirusit?
Zyrtarët e shëndetësisë u rekomandojnë qytetarëve t'i shmangin udhëtimet në disa vende të botës në këtë moment.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kërkojnë në mënyrë specifike të shmangni të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Itali , Kore të Jugut dhe në disa zona të Kinës . Nëse planifikoni pushime në një nga këto zona, është mirë ta anuloni udhëtimin tuaj - pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo.
«Do të isha i kujdesshëm me udhëtimet ndërkombëtare për shkak të karantinës», thotë specialisti i sëmundjeve infektive Amesh A. Adalja, MD, studiues i lartë në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.
Në këtë moment nuk ka rekomandime specifike udhëtimi për gratë shtatzëna, thotë Richard Watkins, MD, mjek i sëmundjeve infektive në Akron të Ohajos dhe profesor i asociuar i mjekësisë së brendshme në Northeast Ohio Medical University. Megjithatë, CDC këshillon të shmangen udhëtimet me anije kroçere. Organizata rekomandon gjithashtu që personat me sëmundje të mëparshme të shmangin fluturimet e gjata dhe të mos bëjnë udhëtime të panevojshme.
Shumë specialistë bien gjithashtu dakord se nuk është ide e keqe që nënat të «shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kufizojnë kontaktin me turmat», thotë Dr. Watkins.
Sa u përket foshnjave, specialistët thonë se familjet duhet të marrin të njëjtat masa paraprake, duke qenë se mbajtja e një fëmije në karantinë do të ishte veçanërisht e vështirë.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me udhëtimin kur jeni shtatzënë ose kur udhëtoni me foshnjë, flisni me mjekun ose me pediatrin tuaj. Ata do të jenë në gjendje t'ju ofrojnë udhëzime shtesë.
*Përmbajtja e këtij blogu nuk synon të zëvendësojë këshillat, diagnozën ose trajtimin mjekësor profesional. Kërkoni gjithmonë këshillën e profesionistëve të kualifikuar të shëndetësisë për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me gjendjet mjekësore.
Mbështet ekselencën shkencore në praktikën klinike dhe njeh mundësitë që ofrojnë metodat bashkëkohore të riprodhimit për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijën e tyre.
Profili i tijPërmbajtja e artikullit ka karakter informues dhe nuk zëvendëson ekzaminimin dhe këshillën mjekësore.
